Ambasada e Kosovës në Zvicër, ka njoftuar të gjithë udhëtarët se pas datës 28 qershor të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet të kenë testin negative për coronavirus, jo më të vjetër se katër ditë.
Ky njoftim i ambasadës vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton Telegrafi.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Aeroporti do të fillojë të funksionoj me linja të rregullta ajror nga data 28 .06. 2020.
Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për të lejuar punën e transportit ajror nga data 28 qershor. /Telegrafi/