Ambasada e Kosovës në Tiranë dëshiron të falënderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar pas tërmetit që goditi Shqipërinë.
Po ashtu, duke u nisur nga fakti se në vazhdimësi kemi pranuar dhjetëra kërkesa për ndihmë, dëshirojmë të njoftojmë opinion se zonat e prekura nga tërmeti kanë nevojë për tenda, stufa, dyshek, batanije, jorgan, jastëk dhe çarçafë.
Ndihmat mund të dërgohen përmes kontaktit me Ambasadën dhe drejtpërdrejtë me Bashkinë e Tiranës apo atë të Krujës, prej të cilave Ambasada është njoftuar për nevojat që aktualisht kanë të prekurit nga tërmeti, veçanërisht pas ftohjes së motit. /Telegrafi/