Telegrafi

Ambasada e Kosovës në Tiranë, pa “zot shtëpie”

Punët kanë vazhduar normalisht në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, të cilës i mungon ambasadori Sylejman Selimi. Ambasada nuk ka shërbim të veçantë konsullor, por stafi i saj është më i madhi i ndonjë ambasade të Kosovës.

Megjithatë, stafi është i angazhuar në menaxhimin e vizitave të shumta të delegacioneve të ndryshme institucionale, që vijnë nga Kosova.

Derisa ambasadori Selimi gjendet në paraburgim, prokurori i rastit italian, Mauricio Salustro, ka kërkuar zgjatjen e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

KTV-ja merr vesh që ambasadori Selimi konsideron se aktualisht gjendet në pushim vjetor për arsye familjare. Ai e kishte marrë pushimin vjetor pak ditë para se të detyrohej që të kthehej në Prishtinë, për t’iu përgjigjur autoriteteve të drejtësisë së EULEX-it.

Selimi është njëri nga të dyshuarit kryesor për krime të luftës në kuadër të “Grupit të Drenicës”. /Telegrafi/