Site icon Telegrafi

Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Ambasada e Kosovës në Itali nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se fluturimi i posaçëm për riatdhesimin e shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali, do të realizohet më 31 maj 2020 në ora 13:55, nga aeroporti i Milanos “Malpensa” në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Për detaje teknike/administrative të këtij fluturimi, ambasada fton qytetarët që të kontaktojnë kompaninë “Air Prishtina”, e cila është përgjegjëse për garantimin e këtij udhëtimi, kostot përkatëse dhe çdo shërbim tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version