Site icon Telegrafi

Ambasada e Koresë së Veriut në Londër “barrikadohet”, policia gjen “pako të dyshimtë” (Foto)

Ambasada e Koresë së Veriut në Londër është “barrikaduar”, pas raportimeve se në afërsi të saj është gjetur një “mjet i dyshimtë”, shkruan Independent.

Banorët e zonës përreth ambasadës janë evakuuar nga policia metropolitane, dhe janë duke i kryer hetimet lidhur me pakon e dyshimtë që është gjetur pranë ambasadës së Koresë së Veriut në Gunnersbury në pjesën perëndimore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Policia ka krijuar kordone, derisa shtëpitë janë zbrazur pasi që njësitet e dominimit kanë kryer një shpërthim të kontrolluar.

Ambasada e Koresë së Veriut gjendet brenda një shtëpie me shtatë dhoma gjumi që dikur ishte në pronësi të aktorit Sid James. /Telegrafi/

 

Exit mobile version