Site icon Telegrafi

Ambasada e Kanadasë: Rruga euroatlantike do të sigurojë ardhmëri të sigurt dhe perspektivë për Maqedoninë

“Më 30 shtator qytetarët e Maqedonisë kishin mundësi unike të zgjedhin drejtimin se ku duhet vendi të lëviz” shkruan në deklaratën e përbashkët të ambasadores së Kanadasë, Katy Chada dhe deputeti i posatshëm për BE dhe Evropë dhe ambasadori i Gjermanisë Stéphane Dion.

Lexo po ashtu Italia pret që Kuvendi i Maqedonisë t’i miratojë ndryshimet kushtetuese që dalin nga marrëveshjа e Prespës

“Në korrik, Kanadaja me krenari ju bashkëngjit aleatëve tjerë të NATO-s tii ofrojnë Maqedonisë ftesën për hyrje në NATO. Besojmë se rruga euroatlantike do t’u ndihmojë të sigurojnë sigurinë, prosperitetin dhe të ardhmen demokratike për vendin tuaj”, thuhet në deklaratën shpallur në web-faqen e ambasadës së Kanadasë me zyrë në Beograd./Telegrafi/

Exit mobile version