Ambasada e Italisë në Kosovë, duke komentuar heqjen e reciprocitetit me Serbinë nga Qeveria Hoti, ka vlerësuar se ky është një hap i rëndësishëm përpara që duhet të nxisë një rifillimin e shpejtë të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës nën lehtësimin e BE-së.
Ambasada nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se qëndrojnë të gatshëm të mbështesim Serbinë dhe Kosovën.
“Italia pajtohet plotësisht me EUSR Lajçak. Ky është një hap i rëndësishëm përpara që duhet të nxisë një rifillimin e shpejtë të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës nën lehtësimin e BE-së. Ne qëndrojmë të gatshëm të mbështesim Serbinë dhe Kosovën në evorët e tyre”, thuhet në postimin e Ambasadës. /Telegrafi/