Ja edhe udhëzimet më poshtë sipas publikimit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë:
“Në rast se dëshironi një termin për vizë për qëndrim të përhershëm (bashkim familjar, studime, fillim të një pune etj.), atëherë ju lusim të na dërgoni një e-mail në gjuhën gjermane ose në gjuhën angleze.
E-maili juaj duhet të përmbajë qëllimin e udhëtimit, mbiemrin tuaj, emrin tuaj, datën e lindjes, numrin e pasaportës tuaj, si dhe një numër telefoni dhe adresë e-maili ku ne mund të ju thërrasim, përkatësisht shkruajmë. Në rast se dëshironi që kërkesën për vizë ta parashtroni në të njëjtën kohë me anëtarë të tjerë të familjes të së njëjtës ekonomi familjare, e-maili juaj duhet të përmbajë të dhënat e lartcekura të secilit parashtrues të kërkesës për vizë.
Të gjitha të dhënat e parashtruesit (aplikuesit për vizë) të jepen në formën e njëjtë ashtu si janë në pasaportë. Adresa e e-mailit duhet të jetë e vlefshme.
Të dhënat tuaja do të barten në një listë pritje. E-Mailet më të dhëna jo të plota nuk mund të merren parasysh.
E-mailin tuaj me të dhënat e cekura më lartë ta dërgoni në këtë adresë: termin@pris.diplo.de
Gjashtë javë para terminit për kërkesën tuaj, ju do të pranoni një e-mail përmes të cilit do të konfirmohet termini i juaj. Ju lutem që të kontrolloni rregullisht edhe kutinë e spam në adresën e e-mailit tuaj. Kur të vini për aplikim të zyra e vizave, ju lutem ta merrni një kopje të shtypur të e-mailit me të cilin u është konfirmuar termini, përndryshe termini nuk do të pranohet.
Në mënyrë që të shmangen pritjet e panevojshme, ju lutem të paraqiteni saktësisht me kohë në ambasadë në terminin e caktuar për ju dhe lajmërohuni tek hyrja e zyrës për viza. Ju lutem keni mirëkuptim, që në rast se paraqiteni me vonesë, kërkesa e juaj për vizë nuk mund të shqyrtohet. Në një rast të tillë, ju duhet të rezervoni një termin të ri”. /GazetaBlic/