Edhe ambasada e Francës në Kosovës i është gëzuar fitores tonë të mbrëmshme ndaj Malit të Zi.
Përfaqësuesja jonë fitoi 2-0 ndaj malazezëve me golat e shënuara nga Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Ambasada e Francës ka uruar Kosovën për fitoren e arritur ndaj Malit të Zi dhe i ka përgëzuar kalimin me sukses të një etape.
“Një fitore brilante e Kosovës??️ dhe një etapë e kaluar me sukses ! Urime kombëtares⚽️ së Kosovës për fitoren kundër Malit të Zi??”, ka shkruar ambasada franceze në llogarinë e tyre në Facebook.
Pak orë më parë për fitore na ka uruar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, duke thënë se djemtë tanë janë të pandalshëm.
Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/