Telegrafi

Ambasada e Francës reagon për “non-paper”: Nuk jemi burim i saj, mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE

Publikimi i dokumentit të ashtuquajtur “non-paper” ku flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, ka nxitur reagime.

Pas ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili tha se ky dokument nuk është gjermano-francez siç pretendohet, ka reaguar edhe Ambasada e Francës.

Në një reagim të bërë nga ambasada franceze në Twitter, thuhet se Franca e Gjermania nuk janë burim i të ashtuquajturit “non-paper”.

Lexo po ashtu Ambasadori gjerman: Dokumenti i publikuar rreth njohjes Kosovë-Serbi, nuk është i vërtetë

“Franca dhe Gjermania nuk janë burim i të ashquajturit non-paper franko-gjerman, botuar sot në Koha Ditore. Ne mbështetim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.

Në këtë “non-paper” thuhet se procesi i dialogut duhet të përmbyllet para fundit të shkurtit të vitit 2022, dhe se të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia, pranojnë sovranitetin e dy shteteve brenda territorit të caktuar të tyre./Telegrafi/