Ambasada e Francës në Kosovë ka mohuar se kanë bllokuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një njoftim në Twitter thuhet se Ambasada ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët kosovarë, pa përjashtim.
“Ambasada e Francës ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët politikë dhe institucionalë dhe nuk “bllokon komunikimin” me asnjërin prej tyre”, thuhet në një postim të kësaj ambasade në Twitter.
L’ambassade🇫🇷 a des contacts réguliers avec tous les responsables politiques et institutionnels et ne « bloque la communication » avec aucun d’entre eux.
Ambasada🇫🇷 ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët pol. dhe instit. dhe nuk "bllokon komunikimin" me asnjërin prej tyre— France au Kosovo 🇲🇫 (@FranceauKosovo) July 21, 2020
Kjo ishte përgjigje ndaj raportimeve të mediave se presidenti është izoluar nga misionet ndërkombëtare në Kosovë pas propozim-aktakuzës. /Telegrafi/