Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë “Megjashi” ka reaguar në lidhje me një fotografitë dhe videon e publikuar të ministrit Bujar Osmani ku shihet se si u dhuron fëmijëve afganë dhurata. Ata e quajnë keqpërdorim të fëmijëve për politikë.
“Në çdo rast kur politikani do të takohet me fëmijë dhe do të fotografohet publikisht mund të konsiderohet fushatë. Kërkojmë që videot dhe fotografitë ekzistuese të fshihen. Është koha që politikanët që keqpërdorin fëmijët për qëllime politike të mbajnë përgjegjësi”, thonë nga “Megjashi.
Ata shtojnë se partitë politike dhe figurat politike nuk arrijnë të kuptojë se çfarë është më mirë për fëmijët dhe se vazhdojnë t’i shfrytëzojnë për të fituar pikë politike.
“Për fat të keq keqpërdorimi ndodh më së shpeshti përmes fotografive me fëmijë për promovim politik. Për këtë shkak politikanët nuk duhet t’i ledhatojnë fëmijët, të fotografohen me ato dhe të ndajnë dhurata para kamerave, por seriozisht të punojnë për problemet që kanë fëmijët”, thonë nga “Megjashi’ duke shtuar se në vazhdimësi ka politikanë që janë fotografuar me fëmijë, ndërsa rasti më serioz ishte pritja e fëmijëve afgan.
Në fund ata kërkojnë të hiqen fotografitë dhe videot e publikuara./Telegrafi/