Telegrafi

Ambasada e Britanisë së Madhe publikon videon e tifozit: Kam qenë mbi 30 vende, por askund nuk jam pritur më mirë se në Kosovë

Faqja zyrtare e ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë ka publikuar një video ku flet për mirëpritjen që po i bëhet anglezëve në Kosovë.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A, e cila do të zhvillohet nesër (e diel) në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Fushata e drejtuesve të FFK-së, por edhe qytetarëve të Kosovës ka qenë e gjitha pro një pritje pozitive të miqve anglez.

Lexo po ashtu Tifozi anglez i fascinuar: Kosova vendi më i mirë në botë, hëngra tri herë dhe piva 20 birra me 30 euro!

Dhe, kjo pritje duket se po ndjehet nga anglezët të cilët po pëlqejnë sjelljen dhe mirëpritjen e shqiptarëve nga Kosova ndaj tyre.

“Emri im është Matt. Unë vij nga Newcastle, Angli. Jam këtu për ndeshjen e Anglisë kundër Kosovës nesër (e diel) mbrëma”, ka thënë fillimisht Matt.

“Mirëpritje si kjo nuk kam pasur askund tjetër. Unë kam qenë mbi 30 vende të ndryshme për ta ndjekur Anglinë, por mirëpritje si kjo nuk kam pasur askund”.

“Unë bëj disa punë për “asociacionin e mbështetësve të futbollit” kështu që ne jemi këtu për t’i ndihmuar tifozët e Anglisë”.

Lexo po ashtu Amir Rrahmani: Nuk do të ketë racizëm, në vendin tonë janë tifozë të lojtarëve dhe klubeve angleze

“Shpresoj të fitojmë, por nuk mendoj se do të jetë lehtë, 2-1 ndoshta”.

“Është ndeshje e madhe për Kosovën dhe atmosfera do të jetë shumë e mirë dhe shpresoj të fitojmë 2-1”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/