Telegrafi

Ambasada e Britanisë së Madhe përkrah masat e reja antiCOVID në Kosovë

Ambasada e Britanisë së Madhe përkrah vendimin për masat antiCOVID të marra nga Qeveria e Kosovës.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka mbështetur Qeverinë në marrjen e masave të reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ata kanë bërë thirrje që masat e reja të respektohen.

Në njoftim thuhet po ashtu se është fatkeqësi humbja e mbi 500 jetëve për shkak të COVID-19, vetëm gjatë këtyre tre muajve të këtij viti në Kosovë.

“Ne mbështesim vendimin e qeverisë për të sjellë masa të reja për të zvogëluar përhapjen e Covid-19. Fatkeqësisht, mbi 500 njerëz në Kosovë kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i vitit 2021. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat për të mbrojtur njëri-tjetrin. #BashkëKunderCovid19”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/