Site icon Telegrafi

Ambasada britanike reagon për emërimet në ndërmarrjet publike, kërkon nga Qeveria që politika të jetë jashtë procesit të rekrutimeve

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me procesin e emërimeve të larta në ndërmarrjet publike, të nivelit qendror dhe lokal.

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës duhet ta rikonfirmojë përkushtimin që politika të mbetet jashtë procesit të rekrutimit.

“Jemi të shqetësuar për situatën në lidhje me emërimet e larta në ndërmarrjet publike, të nivelit qendror dhe lokal. Partnerët tanë të OJQ-ve kanë reaguar dhe kanë ngritur me ne shqetësimin në tre raste specifike që mund të shkelin ligjin”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike.

“Presim që Qeveria në nivel qendror dhe lokal të përgjigjet dhe të rikonfirmojë përkushtimin e saj ndaj emërimeve të cilat e mbajnë politikën jashtë institucioneve publike”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Exit mobile version