Ambasada e Britanisë në Kosovë nuk e ka komentuar nëse i është refuzuar përfundimisht viza kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili planifikon të marrë pjesë në një takim të BERZH-it javën tjetër.
Zyrtarë nga kjo ambasadë kanë thënë për “Zërin”, se nuk i komentojnë rastet individuale.
“Ne nuk komentojmë mbi aplikacionet individuale për viza”, thuhet në një përgjigje të Ambasadës dhënë Zërit.
Ndryshe mediat shkruan gjatë javës se kryeministrit i është refuzuar krejtësisht viza nga kjo ambasadë.
Ndërsa nga stafi i kryeministrit thanë se rasti është ende në procedurë. /Zëri/