Telegrafi

Ambasada e Amerikës: Si të aplikoni për programin e lotarisë (Video)

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dal edhe me një tjetër këshillë me vlerë për të gjithë ata që janë të interesuar të plotësojnë formularin e aplikimit për Lotarinë Amerikane.

Ambasada amerikane kujton se gjithë të interesuarit ta plotësojnë vetë formularin dhe të mos paguajnë apo besojnë asnjë tjetër.

“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj“, shkruan ambasada në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/