Telegrafi

Ambasada bullgare në Shkup: Zbatimi i marrëveshjes është kusht për negociata

Mbajtja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe harmonizimi me Marrëveshjen me Bullgarinë janë kushte të rëndësishme për fillimin e negociatave të para-pranimit. Kjo thuhet në pozicionin e Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, citon “BGNES”.

“Sot, pasi vunë lule para monumentit të Shën Klimentit të Ohrit në NUB “Shën Klimenti Ohrit, zv. kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, tha: “Në mars, vendimi i BE-së për të filluar bisedimet mbi çështjen maqedonase është e pakushtëzuar”.

Në këtë drejtim, ne kujtojmë konkluzionet e Këshillit të BE-së për hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut nga 25 mars 2020. Ata deklaruan si vijon:

“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal vazhdojnë të jenë elementët kryesorë të procesit të zgjerimit, si dhe procesit të stabilizimit dhe asocimit. Këshilli kujton se është e rëndësishme të arrihen rezultate të prekshme dhe të zbatohen me mirëbesim marrëveshjet dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, si pjesë e procesit të zgjerimit”, thonë nga ambasada./Telegrafi/