Telegrafi

Ambasada britanike në Kosovë: Nuk përkrahim asnjë parti apo kandidat në zgjedhje

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë.

Sipas ambasadës, ata përkrahin të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të ambasadës britanike:

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë.

Por ne përkrahim të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim”.

Ndryshe para një muaji shtetet e Quint-it përmes ambasadorëve të tyre në Kosovë, kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, përmes kësaj deklarate kanë theksuar se zgjedhjet e ardhshme janë mundësi vendimtare për qytetarët e Kosovës që të vendosin për drejtimin e shtetit.