Site icon Telegrafi

Ambasada britanike mirëpret zgjedhjen e Yll Buleshkajt në krye të Agjencisë Kundër Korrupsionit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka mirëpritur zgjedhjen e Yll Buleshkajt në krye të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Në reagimin e ambasadës britanike në Twitter thuhet se Buleshkaj ishte kandidati më i mirë në renditjen e ekspertëve britanikë që morën pjesë në procesin e përzgjedhjes.

“Ne mirëpresim vendimin e Kuvendit të Kosovës për emërimin e Yll Buleshkajt si drejtor i ri i Agjencisë Kundër Korrupsionit. Buleshkaj ishte kandidati më i mirë në renditjen e ekspertëve britanikë që morën pjesë në procesin e përzgjedhjes. Ne mezi presim të punojmë me Agjencinë Kundër Korrupsionit për zbatimin e zotimeve kundër korrupsionit dhe udhërrëfyesit për të cilin është abonuar Kosova”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

Lexo po ashtu ​Yll Buleshkaj zgjidhet drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion

Me 62 vota, Buleshkaj është zgjedhur drejtor i ri i Agjencisë Kundër Korrupsionit nga deputetët e Kuvendit. Ai do të ketë mandat pesëvjeçar në krye të kësaj agjencie.

Më parë, Yll Buleshkaj ka qenë drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.  /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version