Telegrafi

Ambasada britanike mirëpret raportin e misionit vëzhgues të BE-së

E mirëpresim raportin preliminar të Misionit Vëzhgues të BE-së dhe konkluzionet e tij. Një demokraci e fortë dhe një sistem i shëndoshë zgjedhor është jetik për përparimin e Kosovës, thuhet në një njoftim të Ambasadës britanike në Prishtinë.

Lexo po ashtu OSBE: Zgjedhjet në Kosovë “pa parregullsi të mëdha”

“Jemi të kënaqur që zgjedhjet u zhvilluan në një mënyrë shumë paqësore dhe se shumica e qytetarëve të Kosovës ishin në gjendje të shprehnin vullnetin e tyre demokratik përmes votës. Gjithashtu, përgëzojmë shoqërinë civile për rolin e saj të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve. Megjithatë, raporti preliminar vë në dukje një numër shqetësimesh përfshirë edhe frikësimin e votuesve serbë të Kosovës, votimin jashtë Kosovës, si dhe listat e pasakta të votuesve. Shpresojmë që autoritetet e Kosovës do të ndërmarrin veprime ndaj atyre që janë përfshirë në frikësime apo keqpërdorime zgjedhore dhe të punojnë pa humbur kohë për të adresuar dobësitë e identifikuara në sistemin zgjedhor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/