Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka nisur një fushatë për të promovuar përfshirjen e barabartë dhe kuptimplotë të grave në jetën publike, duke theksuar rëndësinë e tyre në qeverisje të mirë.
Nëpërmjet një videoje të publikuar nga ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është theksuar mesazhi se “nuk ka asgjë pa gratë”.
Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në poste publike dhe udhëheqëse.
“Me anë të Projektit tonë të Rekrutimit, i mbështetur nga Britania e Madhe, po fillon një udhëtim drejt një rekrutimi të bazuar në merita për pozitat në zyrat publike. Jemi veçanërisht të frymëzuar nga gratë që tashmë kanë marrë role të larta dhe kanë sjellë ndryshime të rëndësishme,” thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasadori Hargreaves shtoi se qeveritë janë më përgjegjëse kur gratë janë lidere në administratën publike, duke theksuar shembuj të shumtë nga Kosova ku gratë kanë kontribuar ndjeshëm nga pozitat e tyre udhëheqëse.
“Nga sot, ne po nisim një fushatë për të treguar pse nuk mund të bëjmë pa to,” përfundoi ai./Telegrafi/
There can be no good governance without the meaningful and equal inclusion of women in public life.
Through our Recruitment Project, the 🇬🇧supported 🇽🇰 to embark on a journey towards merit-based recruitment in public offices.
From today, we are launching a campaign. pic.twitter.com/1mEFWg4h5q— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) September 19, 2024