Ambasada e SHBA-ve, Zyra e BE-së në Kosovë dhe OSBE-ja deri tash kanë konfirmuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tyre në takimin e sotëm të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi për të diskutuar për reformën zgjedhore.
Nga ana tjetër, pjesëmarrjen e tyre, përveç Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, nuk e ka konfirmuar as Lista Serbe.
Subjektet tjera politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Burime brenda presidencës, duke mos dashur ta komentojnë këtë gjë para takimit, kanë treguar për KosovaPress se takime të tilla formale mes Zyrës së Presidentit dhe përfaqësuesve të partive politike do të mbahen edhe javëve të ardhshme. Në këtë takim, prezentë do të jetë edhe kryetarja e KQZ-së.