Telegrafi

Ambasada Amerikane: Vendim pozitiv, rrisni ritmin e reformave

Ambasada Amerikane ka reaguar pas dokumentit të një dite më parë për hapjen e negociatave në vitin 2019 për Shqipërinë, duke e vlerësuar si një vendim pozitiv.

Në deklaratë thuhet se tani nevojitet që Shqipëria të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. /Telegrafi/