Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përgëzuar Entin Rregullator të Energjisë për miratimin e rregullores së parë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë.
Në shkrimin e Ambasadës thuhet se Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropën Juglindore që miraton këtë rregullore të re.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përgëzon Enti Rregullator i Energjisë për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë”, thuhet në shkrimin e Ambasadës. /Telegrafi/
.@USEmbassyTirana congratulates the Albanian Energy Regulatory Authority for the approval of Albania’s first-ever cybersecurity regulation for the electricity sector. https://t.co/AyoOM9VH7a
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) October 19, 2020