Site icon Telegrafi

Ambasada amerikane uron kadetët kosovarë të diplomuar në West Point: Do të festojmë suksesin tuaj të ardhshëm në ushtrinë e Kosovës

Ambasada amerikane në Kosovë, ka uruar dy kadetët nga Kosova të cilët diplomuan ditë më parë në Akademinë Ushtarake të “West Point” në SHBA.

“Urime për West Poin-ët më të ri të Kosovës, të diplomuarit e Akademisë Ushtarake, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku. Ju e keni bërë të gjithë Kosovën krenar me arritjet e juaja dhe sensin shërbimit dhe detyrës. Ne hedhim kapelat tona në ajër për të festuar për ju dhe suksesin tuaj të ardhshëm në ushtrinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lexo po ashtu Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në West Point

Arelena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy kosovarët e parë që kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake West Point, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre të mësuara në SHBA./Telegrafi/

Exit mobile version