Site icon Telegrafi

Ambasada amerikane: Ne festojmë së bashku me qytetarët e Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Në urimin e ambasadës amerikane thuhet se, “ne festojmë së bashku me qytetarët e Kosovës në këtë 12 përvjetorë të pavarësisë”.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, duke i dhënë fund një kapitulli të gjatë të shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.

Deklarata e pavarësisë, u bazua në Planin Gjithëpërfshirës të presidentit Marti Ahtisaari, si dokument i koordinuar mes autoriteteve të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian, që e njohën shtetin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version