Ambasada amerikane në Kosovë i ka ftuar institucionet e vendit të angazhohen që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada ka shkruar se ministrat dhe kryetarët e komunë duhet të lenë politikën anash dhe bashkëpunojnë për të siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri.
“Viktimat meritojnë drejtësi dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në shtëpi. Ministra dhe kryetarë komunash – ju lutemi lëreni politikën mënjanë dhe bashkëpunoni për të siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri, të lirë nga ngacmimi dhe frikësimi” , thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.