Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka deklaruar se çdo person meriton të jetojë i sigurtë, me dinjitet dhe pa u diskriminuar.
Këtë deklaratë ambasada e bëri më 17 maj, në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, bifobisë dhe transfobisë.
Në deklaratën e tyre thuhet se të drejtat e komunitetit LGBTQI+ janë të drejta njerëzore e jo privilegje.
“Të drejtat e komunitetit LGBTQI+ janë të drejta njerëzore, jo privilegje të veçanta. Disa Internacionale kundër homofobisë është një mundësi për të reflektuar dhe për të mbështetur komunitetin LGBTQI+”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/