Site icon Telegrafi

Ambasada amerikane: Strategjia për rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë, moment i rëndësishëm  

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar nga Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit që të miratojë dokumentet dhe të zbatojë rekomandimet nga Strategjinë e rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë.

Ambasada Amerikane përmes një postimi në Facebook shkruan se nga reformat në drejtësi do të përfitojnë të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Sot Ministria e Drejtësisë shpalosi strategjinë dhe planin e veprimit për Rishikimin Funksional, një moment historik i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në katër qeverive dhe katër ministrave, Ambasada ka qenë krenare që ka mbështetur këtë ndërmarrje masive.  Sidoqoftë, ky nuk është fundi i këtij procesi”.

“Ne e nxisim qeverinë e re, sapo të formohet, të mirat një dokumentet përfundimtare dhe që institucionet përkatëse të Kosovës të përqafojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha rekomandimet. Ky nuk është një proces politik, por i drejtuar nga institucionet e Kosovës.

Nga reforma në drejtësi do të përfitojnë të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Lexo po ashtu Haradinaj i përgjigjet Kurtit për demarkacionin: Dy nga tri dokumentet e miratuara, e përcaktojnë kufirin në Çakorr dhe Zhleb

Ndërkaq, sot është prezantuar Projekt-Strategjia për Sundimin e Ligjit, që buron nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi tha se Projekt- Strategjia, përmban katër objektiva strategjike.

“Sot kemi përpiluar planin pesëvjeçar të ndryshimit pozitiv në sistemin e drejtësisë, pra kemi finalizuar Strategjinë që del nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit. Kjo Strategjia përmban katër objektiva: fuqizimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, fuqizimi i drejtësisë penale, fuqizimi i qasjes në drejtësi, dhe fuqizimi i luftës anti-korrupsion”, tha Selimi.

Sipas tij, përmes kësaj Strategjie shpalosen hapat që duhet të ndërmarrin institucionet për të vendosur sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Kjo Strategji sipas Selimit, është nisma më serioze që Kosova e ka ndërmarrë drejtë avancimit të sundimit të ligjit. /Telegrafi/

Exit mobile version