Telegrafi

Ambasada Amerikane: Janë hapur aplikimet për Programin Veror Transatlantik Benjamin Franklin

Një informacion i rëndësishëm vjen nga Ambasada Amerikane, e cila tregon sesi mund të mësoni mbi marrëdhëniet transatlantike.

Në një njoftim të bërë publik në Facebook, ju tregojnë si më poshtë:

Je në moshën 16 deri 18 vjeç? Ke interes për të mësuar mbi marrëdhëniet transatlantike, rolin e një shtypi të lirë në demokraci, dhe interes në shërbimin publik ose komunitar?

Aplikimet për vitin 2019 për Programin Veror Transatlantik Benjamin Franklin janë hapur. Aplikimet duhet të dërgohen deri në 16 dhjetor 2018 në adresën CultureandEducationTirana@state.gov

Për më shumë informacion, klikoni KËTU. /Telegrafi/