Arta Dobroshi ka kohë që nuk e kemi parë në ndonjë projekt të ri filmik, por vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së rubrikave rozë.
Ajo së fundi ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa kujton kohën kur shkolla e mesme ku shkonte në shkollë ishte bombarduar.
Në fakt, në Ditën Botërore të Refugjatëve, aktorja e ka dhënë një mesazh përmes të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në video ajo tregon më shumë se sa të ngjashëm jemi të gjithë, se çdo njeri në këtë botë ka të drejtën e arsimimit dhe lirisë.
Theksojmë se edhe Dorbroshi ishte një prej shumë refugjatëve gjatë vitit 1999, ku forcat serbe kryenin masakra në Kosovë.
Arta pohon se gjithmonë duhet të ndihmohen personat që largohen prej luftës gjersa ndan tregimin personal se si e kishte përjetuar kohën si refugjate.
Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në disa projekte të ndryshme filmike ndërkombëtare. /Telegrafi/