Telegrafi

Ambasada amerikane rithekson deklaratën e Donfried: SHBA do të kujdeset për sigurinë në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë këtë të enjte ka ripërsëritur deklaratën e ndihmës-sekretares amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila gjatë vizitës në Prishtinë tha se SHBA-të do të kujdesen për sigurinë në Kosovë.

Donfried ka thënë se “ju siguroj se angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe ai i aleatëve tanë, mbetet i fuqishëm”.

“Dislokimi më i madh i NATO-s, KFOR, është manifestimi më i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ishte shprehur ajo.

Lexo po ashtu Donfried thotë se SHBA do të kujdeset për sigurinë në Kosovë, por dëshiron marrëveshje në dialog

Tri ditë më parë, Donfried doli në konferencë për media bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ku ndër të tjera tha se SHBA dëshiron një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi me njohje reciproke. /Telegrafi/

Ajo theksoi se pas luftës në Ukrainë, është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me reforma për t’u integruar në institucionet veri-atlantike.

“Lufta e pajustifikuar dhe brutale në Rusi, na ka treguar sa e rëndësishme dhe urgjente është që të punojmë për të siguruar që Kosova dhe fqinjët e saj të vazhdojnë reformat e domosdoshme për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin e tyre në institucionet euroatlantike”./Telegrafi/