Site icon Telegrafi

Ambasada amerikane: Qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë tërheqjen e kryetarëve sipas udhëzimit administrativ

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur, bazuar në udhëzimin administrativ të nxjerrë nga Qeveria.

Këtë e ka thënë zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, lidhur me procesin që ka të bëjë me katër kryetarët e komunave veriore.

“Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e zyrtarëve të zgjedhur sipas këtij udhëzimi administrativ. Ne respektojmë sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë ushtrimin e kësaj të drejte të veçantë, bazuar një proces demokratik dhe ligjor”, thuhet në përgjigje.

“Ne vazhdojmë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që t’i sigurojë qytetarët që ata në mënyrë efektive të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas udhëzimit administrativ”, ka thënë Judd, për Klan Kosova.

Exit mobile version