Ambasada amerikane në Kosovë, ka reaguar menjëherë pas votimit të Qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës.
Ambasada në një postim në Twitter, ka shkruar se mirëpret formimin e Qeverisë dhe se pret të punoj me kabinetin e ri qeverisës për proceset e ardhshme.
“Urime për formimin paqësor të Qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e COVID-19”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane. /Telegrafi/
Congratulations on the peaceful formation of the new government. We look forward to working with the Hoti government to continue important work on peace, justice, and prosperity, including efforts to strengthen regional relations and combat COVID-19.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 3, 2020