Site icon Telegrafi

Ambasada amerikane porosit të rinjtë: COVID-19 ekziston, respektoni masat dhe mos harroni të pastroni telefonin

Ambasada e Amerikës në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët e sidomos të rinjët që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër COVID-19.

Në një njoftim, ambasada porositë të rinjtë e Kosovës që të pastrojnë edhe telefonin aq shpesh sa i pastrojmë edhe duart.

“COVID-19 ekziston. Të rijnë, ne e dimë që është shumë e rëndësishme për ju që të kaloni kohë me shoqërinë, por bëjeni këtë në mënyrë të mençur. Vendoseni maskën, mbani distancën sociale dhe mos harroni se këtë po e bëni për të mbrojtur miqtë tuaj po aq sa ju. Dhe mos harroni që të pastroni edhe telefonin tuaj aq shpesh sa i pastroni edhe duart! Ndalo përhapjen”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version