Site icon Telegrafi

Ambasada Amerikane: Po e përcjellim nga afër vendimin e papritur për Klan Kosovën

Ambasada Amerikanë në Prishtinë thotë se është në dijeni dhe po e përcjell nga afër çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në një përgjigje për gazetën online “Reporteri.net”, një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka thënë se e kanë vënë re natyrën e papritur të vendimit të MINT-it.

“Jemi në dijeni të vendimit dhe po e përcjellim këtë çështje për së afërmi. E vëmë në pah që duket se vendimi është marrë papritmas dhe që heqja e licencës së ndonjë medie është hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim të hollësishëm”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane për gazetën online Reporteri.net.

“Siç e kemi thënë vazhdimisht, mediat e lira dhe të pavarura janë thelbësore për demokracitë e forta dhe të qëndrueshme”, përfundon përgjigja e Ambasadës dhënë ekskluzivisht për gazetën online Reporteri.net.

Exit mobile version