Site icon Telegrafi

Ambasada Amerikane përgëzon Kosovën për paraqitjen ndaj Anglisë: Po e tregon veten e gatshme, jo vetëm në sport

Ambasada Ameriken në Kosovës ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Kombëtares së Anglisë.

Kosova u mposht 5-3 nga Anglia në St Mary’s të Southamptonit në një ndeshje të zjarrtë kualifikuese për Euro 2020.

Paraqitja e Kosovës u vlerësua lartë nga të gjitha mediat ndërkombëtare, shkaku i shpirtit dhe lojës së treguar.

Lexo po ashtu Mediat ndërkombëtare reagojnë pas ndeshjes Angli-Kosovë, vlerësohet lartë paraqitja e Dardanëve

Të fundit që kanë përgëzuar paraqitjen e Dardanëve janë Ambasada Amerikane, e cila ka thënë se Kosova po tregohet e gatshme për ligat e mëdha.

“Urime për Përfaqësuesen e Kosovës për performancën e saj të fortë kundër Anglisë”.

“Në sport, si në shumë fusha, Kosova po e tregon veten të gatshme për ligat e mëdha”.

“Mezi po presim revanshin në shtëpi”, shkruan në postimin e ambasadës amerikane në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version