Ambasada Amerikane në Kosovë ka mirëpritur fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në Kosovë.
Ambasada në një postin më rrjetet sociale, ka theksuar se presin që partitë politike dhe institucionet demokratike të Kosovës të jetësojnë traditat e tyre të forta demokratike.
“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë shtrati i demokracisë dhe mezi presim të gjithë pjesëmarrësit që respektojnë shtetin e së drejtës dhe proceset demokratike”, thuhet në reagim.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.
Pas përfundimit të regjistrimit të votuesve jashtë vendit, KQZ-ja bëri të ditur se numri i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës.
Votuesit jashtë vendit, përveç votimit me postë, për herë të parë do të mund të votojnë në 17 ambasada dhe 15 konsullata në 19 shtete të ndryshme të botës.
Votimi me postë nga jashtë vendit nis më 9 janar.