Ambasada amerikane në Tiranë, sot publikoi foton e një pulle postare e nxjerrë në Shqipëri, rreth vitit 1922.
“Shihni këtë pullë të nxjerrë në Shqipëri, rreth vitit 1922! Keni interes për pullat? E dini që Shtetet e Bashkuara kanë një Muze Kombëtar Postar? Është një nga 19 muzetë e Institutit Smithsonian dhe galeritë e artit në Uashington dhe Nju Jork”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane, përcjell Telegrafi.
Në 5 maj 2017 pulla postare shqiptare mbushi plot 104-vjet, një rrugëtim i gjatë që nga momentet e para të emetimit të pullës së parë postare shqiptare. Katalogu i pullave postare shqiptare numëron mbi 3,640 pamje të ndryshme. /Telegrafi/