Site icon Telegrafi

Ambasada amerikane në Tiranë jep njoftimin për aplikuesit e Lotarisë për Green Card

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka këshilluar të gjithë aplikuesit e Lotarisë për Green Card që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për vizën.

Përmes një lajmërimi në Facebook, Ambasada bëri me dije se ky kod do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse rezulton fitues apo jo.

“Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përmban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj”, shkruan Ambasada. /Telegrafi/

Exit mobile version