Site icon Telegrafi

Ambasada amerikane në Shkup përshëndet hetimet e Kongresit për veprimtarinë e saj

Ambasada amerikane në Shkup është e njohur për letrën e gjashtë senatorëve të cilët kërkojnë që sekretari shtetëror, Rex Tillerson, të nisë hetime për mënyrën e ndihmës financiare që kjo ambasadë dhe USAID-i e japin në Maqedoni.

Në deklaratën për Nova Tv, ambasada thotë se i përshëndet hetimet e Kongresit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”I përshëndetim hetimet e Kongresit dhe mundësinë për të siguruar informacione për aktivitetet tona dhe për kontekstin në të cilin punojmë ne për arritjen e qëllimeve të politikës së jashtme amerikane”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane për Nova Tv./Telegrafi/

Exit mobile version