Në nder të shënimit të 47 vjetorit të Stounwill, dhe një vit nga miratimi i Ligjit federal me të cilin përkatësit e bashkësisë LGBTI mund të themelojnë martesa dhe ti gëzojnë të gjitha të drejtat si edhe heteroseksualët, sonte edhe Ambasada Amerikane në Shkup është ndriçuar me ngjyrat e ylberit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç kanë publikuar në faqen zyrtare të ambasadës në rrjetin social Facebook, ambasada shpreh përkrahje dhe solidaritet me anëtarët e kësaj bashkësie në Maqedoni./Telegrafi/