Ambasada amerikane në Maqedonika dhuruar pajisje për Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) me vlerë prej 30.000 $ për t’u përballur me përmbytje tëmundshme dhe fatkeqësi tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pajisjet përbëhen nga veshje të posaçme për ujë, çizme, reflektorë dhe maska mbrojtëse mefiltra dhe llamba që do t’u ndihmojnë pjesëtarëve të DMSH-së t’i minimizojnë dëmet e mundshme nga vërshimet.
Sipas përgjegjësve të DMSH-së, bashkë me ndihmën nga vendet tjera, përmbyllet procesi i pajisjes së forcave që shpëtojnë jetë njerëzish dhembrojnë të mirat materiale nga shkatërrimi i fatkeqësive të mundshme natyrore./Telegrafi/