Telegrafi

Ambasada amerikane: Ndiqni udhëzimet e Qeverisë, së bashku do ta mposhtim virusin COVID-19

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka komentuar vendimet e fundit të marra nga Qeveria në detyrë e Kosovës për kufizim të lëvizjes së qytetarëve.

Përmes një njoftimi, ambasada amerikane ka bërë të ditur se është e rëndësishme që të vazhdojmë të ndjekim këto udhëzime për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“E dijmë se distancimi social dhe zbatimi i kufizimeve në lëvizjen lokale është duke zgjatur. Por është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të ndjekim udhëzimet e nxjerra nga Qeveria e Kosovës dhe komunat për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Ne do të jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin më shpjet nëse zbatohen këto masa. Ne jemi në këtë së bashku, dhe së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Telegrafi/