Përmes një ndihme financiare të ambasadës amerikane në Shkup, do të bëhet konzervimi i mozaikut të elementeve dekorative të mermerit në udhëkryqin e bazilikës peshkopale në Stobi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ujdia për këtë grant prej 89.000 dollarësh u nënshkrua nga Elizabeta Kançeska-Milevska, ministre e kulturës dhe nga ambasadori Jess Baily.
Baily bëri të ditur se ky është granti i tretë e fondit të ambasadës, që është përcaktuar për lokalitetin Stobi. I pari kishte vlerë prej 15.000 dollarësh, kurse i dyti, 76.000 dollarë.
Nga viti 2001 e deri më tani, ambasada amerikane ka dhënë 12 grante financiare për mbrojtjen, konzervimin dhe restaurimin e përmendoreve me vlerë të kulturës në Maqedoni./Telegrafi/