Site icon Telegrafi

Ambasada amerikane mirëpret marrëveshjen për murin në veri

Ambasada e Amerikës ka mirëpritur marrëveshjen e arritur për murin në veri të Mitrovicës.

Përmes një njoftimi për media ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka thënë se kjo marrëveshje e arritur do të rezultojë me ndërtimin e një zone të bukur për këmbësorë që përmbushë marrëveshjen e 2015-ës për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës.

“Ambasada e SHBA-ve mirëpret marrëveshjen e 4 shkurtit të arritur mes Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës, dhe Kryetarit të Mitrovicës Veriore Rakiq lidhur me planin urban të reviduar për shndërrimin e Rrugës “Mbreti Pjetër” në zonë për këmbësorë. Ne përshëndesim kuvendin komunal të Mitrovicës Veriore për aprovim të shpejtë të planit të ri. Marrëveshja e arritur do të rezultojë me ndërtimin e një zone të bukur për këmbësorë që përmbushë marrëveshjen e 2015-ës për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka theksuar se mund të arrihet shumë kur të gjitha palët bashkohen për të punuar për të mirën e përbashkët./Telegrafi/

Exit mobile version