Për katër ditë lojtarët e rinj nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovenia do të kenë mundësi të ushtrojnë pasionin e tyre për basketbollin me trajnerë nga George Town University në SHBA, raporton Tribuna.
Veç kësaj, sipas Paul Engelstad, zyrtar për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikanë në Prishtinë, qëllimi është që të rinjtë të mësojnë më shumë për gjuhën dhe kulturën amerikane, të krijojnë njohje me moshatarët nga rajoni dhe të mësojnë për punën në ekip. /Telegrafi/