Një ekip i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë janë duke eksploruar vendet e bukura të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Këtë vikend ata kanë vizituar Shpellën e Radavcit në Pejë dhe burimin e lumit Drin.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori, Philip Kosnett, ka postuar disa fotografi të ekipit të ambasadës ku shihen duke e vizituar Shpellën e Radavcit.
Derisa këtyre fotove ambasadori Kosnett, i ka bashkangjitur edhe një mbi shkrim ku thotë se Kosova ka kaq shumë bukuri për tu eksploruar.
“Ka kaq shumë bukuri për të eksploruar në Kosovën e Bukur, një ekip i Ambasadës patën fatin të vizitojnë Shpellën e Radavcit në Pejë dhe të shohin se burimin e lumit Drin”, ka shkruar Kosnett.
There is so much beauty to explore in #BeautifulKosovo—some of the Embassy team were fortunate to visit Radavc Cave in #Peja and see where the Drini River begins. pic.twitter.com/Jni1FMirV3
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 4, 2019
Edhe gjatë javës së kaluar, ambasadori Kosnett ka vizituar Grykën e Rugovës, me ç’rast kishte shkruar se është i habitur me bukurit e Kosovës. /Telegrafi/