Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka dhënë sot një lajm për shqiptarëve se nuk do të ketë më nevojë për të pasur gjashtë muaj validitet në pasaportë, për të udhëtuar drejt Amerikës.
Përmes një videomesazhi në median sociale X, ambasada amerikane tha se ky zhvillim është arritur falë marrëdhënieve të forta mes dy vendeve, ku Shqipëria tashmë i bashkohet atij që njihet si “klubi 6-mujor”.
“Kjo do të thotë që mbajtësit e pasaportës shqiptare me një vizë të vlefshme amerikane mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa pasur nevojë për gjashtë muaj vlefshmëri pasaporte përtej udhëtimit të tyre!”, shpjegon Ambasada.
Great news! Thanks to the strong ties between our two countries, Albania has officially joined the 6-Month Club! This means that Albanian passport holders with a valid U.S. visa may travel to the United States without needing six months of passport validity beyond their travel!… pic.twitter.com/2qlH7kTJV9
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 29, 2024
Qytetaret e Shqipërisë mund të udhëtojnë 121 vende të botës, në 70 prej tyre pa viza. E për këtë, pasaporta shqiptare renditet në vendin e 42-të.
Ministri i Mbrojtjes, Taulant Balla, kohë më parë kishte kërkuar që qytetaret e Kosovës që duan të marrin pasaportën e Shqipërisë mos t’i nënshtrohen testit të gjuhës dhe historisë. Edhe pse është thjeshtësuar marrja e shtetësisë shqiptare, procedurat vazhdojnë të zvarriten dhe për këtë redaksia e Telegrafit në Shipëri ka raportuar në mënyrë të vazhdume. /Telegrafi/